Foto ilustruese

Kronikë

Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital

21 Korrik 2024, 18:05| Përditesimi: 21 Korrik 2024, 19:21

  • Share

Shkoder-  Ajo që duhej të ishte një lundrim piktoresk me jet ski në liqenin e Vau i Dejës, përpak sa nuk u kthye në tragjedi. Babai 54 vjeçar i cili po lundronte me jet ski bashkë me dy vajzat e mitura  12 e 13 vjeçe u përplas me një shkëmb, përpasojë janë dëmtuar të tre.

Aksidenti i frikshëm u shënua pasditen e të dielës, 21 korrik 2024 në afërsi të fshatit Mazrek. Në njoftimin e saj policia e Shkodrës informon se fatmirësisht të tre janë jashtë rrezikut për jetën. 

'Në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç,  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe,  dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?