ASHK

Lezhë/ Aris Mema rikthehet drejtor në Kadastër, zëvendëson Malotajn, i cili u dorëhoq nga detyra

12 Shtator, 21:00| Përditesimi: 13 Shtator, 19:16

  • Share

Lezhe - Aris Mema është emëruar drejtor i agjencisë shtetërore të Kadastrës në Lezhë.  Ai u rikthye në këtë detyrë që e ka mbajtur edhe më parë, duke zëvendësuar në këtë post Gentjan Malotën i cili u dorëhoq nga detyra pak muaj më parë.

Malota u vu më herët nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me legalizimin e kateve shtesë të një pallati të ndërtuar pa leje në zonën e Kunes në Shëngjin.

Gentian Malotaj dhe ish përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku  u pezulluan nga detyra në shkurt 2024 dhe ndaj tyre ka nisur një hetim nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Të dy ish zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin duke shkelur ligjin, pasi kompania ndërtuese Rozafa A kishte ndërtuar 4 kate pa leje. 

Më pas të dy zyrtarët u rikthyen në detyrë nga gjykata e Apelit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?