Policia e Lezhes

Kronikë

Lezhë, shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet adoleshenti

6 Prill 2018, 08:36| Përditesimi: 6 Prill 2018, 08:48

  • Share

LEZHË-Dy persona janë arrestuar për trafik lëndësh narkotike. Njëri nga të arrestuarit është 16-vjeçari me inicialet E.F. pasi iu gjet një kg kanabis. Sipas policisë, ai dyshohet se do ta shpërndante kanabisin në doza të vogla në afërsi të shkollave.

I arrestuari i dytë është Anton Koka 31 vjeç, po banues në Lezhë. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim i bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?