Foto Ilustruese

Kronikë

Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)

18 Janar, 11:59| Përditesimi: 18 Janar, 12:16

  • Share

Lezhë-Një 37-vjeçar në Lezhë kërcënoi me hanxhar policët.

Sipas njoftimit të bluve shkuan ta arrestonin, sepse Mikel Biba kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Mikel Biba, ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë dhe  i  ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?