Kokaina dhe shuma e parave që iu gjetën 38-vjeçarit

Kronikë

Lezhë/ Arrestohet 38-vjeçari, u kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje (EMRI)

6 Prill, 13:29| Përditesimi: 6 Prill, 13:35

  • Share

LEZHË – Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të dielë pasi u kap në flagrancë nga policia me një sasi kokaine, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

38-vjeçari, i identifikuar si Elis Prenga, po udhëtonte në një automjet tip “BMW” kur u ndalua dhe kontrollua nga blutë.

Përveç lëndës narkotike, 38-vjeçarit iu gjet edhe një shumë e madhe parash, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave të kokainës.

“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””,-njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?