Lezhë/ Arrestohet pas 3 muajsh arrati Besnik Pjetri, vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat! VIDEO-Momenti kur RENEA i vë prangat

16 Dhjetor 2022, 11:01| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 13:16

  • Share

LEZHË - Besnik Pjetri, autori i vrasjes të babë e bir me të cilët ka pasur lidhje familjare është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Dyshohet se vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas pasi nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga mëngjesin e kësaj të premte nga forcat RENEA, pas pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre dhe nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë. Besnik Pjetri 45-vjeç banues në Troshan pas krimit është larguar, duke i shpëtuar policisë. 

Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj, madje për këtë çështje ishte arrestuar dhe nga policia në Itali dhe kishte qëndruar për rreth 2 vite në burg. 45-vjeçari pretendonte se familja e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonte as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

1671184884_pjetri.jpg

 

Autori Besnik Pjetri dhe 2 viktimat

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?