Kronikë

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkrumbohet e gjitha! Shkak një shkëndijë elektrike (VIDEO)

13 Maj, 11:34| Përditesimi: 13 Maj, 12:34

  • Share

Lezhë- Një banesë në fshatin Rrilë të Lezhës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas burimeve bëhet me dije se shtëpia është në pronësi të Ndrec Rrushaj dhe fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar.

Si pasojë e flakëve raportohet se është shkrumbuar çdo gjë pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

"Në fshatin Rrilë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Rr. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: