Kronikë

Lezhë, banorët e lagjes ‘Spitali’ jetesë mes ujërave të zeza! Vërshojnë në rrugë, problematika prej 1 viti

13 Qershor 2021, 18:10| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 18:58

  • Share

Jetesa në lagjen e ‘Spitalit’ në qytetin e Lezhës është bërë mjaft e vështirë dhe e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe vërshuar në rrugët dhe rrugicat e kësaj lagje.

Kjo situatë vijon prej gati një viti, duke shkaktuar erë të rëndë dhe ndotje në këtë zonë. Banoret thonë se problematika është shfaqur me nisjen e punimeve për ndërtimin e maternitetit të qytetit. Pavarësisht ankesave në institucionet shtetërore, problemi sipas banorëve ende nuk ka marrë zgjidhje.

"Ujërat e zeza, është mikrob, është sëmundje, është çdo gjë. Kanë ardhur e kanë parë të Bashkisë, inxhiniera të gjithë, nuk dimë ta bëjmë. Është problem, këtu na luajnë fëmijët. Ka mbi 8 muaj që kur është bërë materinteti i ri.

E ka fajin spitali me kanalin e ujërave të zeza. Nuk mund t'i hp dritaret se të mbyt era.

Problem janë kthyer shumë. Ujërat e zeza si këtu nën rrugë e këtej, më keq se jemi s'ka. Vjen era me të zënë frymën", u shprehën banorët.

Burime nga bashkia e Lezhës, bëjnë me dije se ky shqetësim do të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të zeza, i cili do të prekë të gjithë qytetin, por nisja e këtij investimi ende nuk dihet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?