Lagjia që mban emrin e shenjtores shqiptare është populluar pas viteve 90 ku shumica e banorëve janë të ardhur, ndaj dhe shtëpite e tyre ende të palegalizuara.
Po kaq dhe varreza private zgjerohet çdo ditë! Banorët thanë se ky biznes është kthyer në burim konfliktesh.
“Varret ne rruge dhe prane banesave ne kete zone, banoret: Femijet kane frike te dalin jashte”
Nisur nga shqetësimi i banorëve të lagjes “Nënë Tereza”, Report TV kërkoi një shpjegim në Bashkinë e Lezhës por zyrtarët lokalë refuzojnë të përgjigjen. Mbetet e paqartë zgjidhja në këtë lagje, ku shitet e blihet tokë për varre, ndërsa ende nuk ka nisur urbanizimi dhe sistemi i zonës.