I arrestuari, Gjergj Mirashi

Lezhë/ Bie në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge (EMRI+FOTO)

13 Shtator 2020, 13:28| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 13:39

  • Share

LEZHË - Një 40-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Lezhë.

Si rezultat i operacionit “Fundjava ” u bë e mundur kapja e Gjergj Mirashit me banim në Lezhë, i dënuar me parë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias në Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ai do të dënohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm", të parashikuara nga Kodi Penal italian. Më 28 korrik të këtij viti OFL i ka kërkuar atij për deklarimin e  pasurisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?