Lezhë- 38-vjeçari Simon Gjoka nga Miloti i cili u arrestua për vjedhje bagëtish dhe pas prangosjes u zbulua se kishte marrëdhënie me një të mitur, do të qëndrojë në burg pa afat.
Ai u njoh këtë të hënë (17 shkurt) me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë abuzuar me të miturën 13-vjeçare.
Por pavarësisht pretendimeve të tij gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurores Denisa Perdja, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 38-vjeçarit Simon Gjoka dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e 13-vjeçares, e cila u mor në pyetje nga policia në prani të nënën së saj dhe psikologut, pa patur dijeni se 38-vjeçari ishte arrestuar.
Sipas burimeve ajo ka pranuar që kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se çdo gjë është bërë me dëshiren e saj, ndërsa ka deklaruar se ai e kishte prezantuar dhe më persona të tjerë dhe ka dyshime se mund të jetë shfrytëzuar edhe për prositucion.
Në telefonin e vajzës janë gjetur foto intime dhe pritet akti i ekspertimit mjeku-ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar për prositucion, çka mund të rëndojnë pozitat penale ndaj 38-vjeçarit Simon Gjoka.
Ky i fundit ishte beqar dhe kishte lidhje miqësore me nënën e vajzës e cila shiste qirinjë pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
Simon Gjoka nga Miloti u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.
Po në vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij)".
Komente
