LEZHË- Peshq të ngordhur kanë dalë në siperfaqen e Drinit, nga zona e Balldrenit deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik.
Peshqit e ngordhur janë konstatuar që prej pasdites të së martës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj situate. Peshkatarët dhe qytetarët kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.
Inspektorati i Mbrojtës së Territorit dhe Agjencia rajonale e Mjedisit kanë nisur verifikimet në terren për zbulimin e shkakut të ngordhjes së peshqve, që dyshohet të jete krijuar nga gjuetia me dinamit apo derdhja e lendeve te rrezikshme ne lum.
Komento