Lezhë- Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ne muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin do të vijojë të qëndrojë në burg.
Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28-vjeçarit i cili për të disatën herë kërkon ndryshimin e mases së sigurisë, me pretendimin se nuk ka lidhje me krimin e rëndë.
Seanca gjyqesore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa portugezi mësohet të ketë refuzur tju përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çeshtjes Françesk Ganaj në lidhje me çështjen në ngarkim të tij.
Pas vendimit të gjykatës avokati i te akuzuarit Kujtim Cakrani the se prokuroria nuk solli asnjë prove të re në lidhjen me klientin e tij, ndërsa kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë si prove dhe komunikimet telefonike.
"Prokuroria nuk solli asnjë provë pa asnjë fakt, është e paqartë dhe ne kemi kërkuar lirimin. Se po përfundojnë edhe afatet e paraburgimit. kërkohet hetim i thelluar, pasi duhen marrë parasysh edhe disa mesazhe dhe telefonata që janë në Encrochat. Po mbahet pa prova, por Gjykata vendosi lënien e masës në qeli. Në themel mendojmë se do marri zgjidhje përfundmtare. jemi të bindur për pafajësinë e tij. Prokuroria është treguar neglizhente dhe në heshtje për ta zbardhur. S'e di ça pret Prokuroria".
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shengjin.
Për vrasjen e ndodhur më 19 Prill të vitit 2023 në Shëngjin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari si organizator dhe porositës.