Granata

Kronikë

Lezhë- Dhunonte prej kohësh gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, 28-vjeçari hedh granatë në oborrin e vjehrrit (EMRI)

7 Dhjetor 2019, 10:17| Përditesimi: 7 Dhjetor 2019, 11:42

  • Share

LEZHE- Preng Doda 28-vjeç nga Mirdita është arrestuar nga policia, pasi ka hedhur një granatë në oborrin e shtëpisë së vjerrit, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer, edhe pse ai i kishte hequr siguresën. Prej kohësh ai kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, e cila ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtje.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit".

Njoftimi i plote

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë  ofensive por nuk ka shpërthyer

Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive  është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.  Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer. 

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të  Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës   Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte  mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?