Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë! Ndue Pjetrushi: S'kam konflikte me asnjë! Policia: Shkak, problemet teknike (VIDEO)

19 Nëntor 2022, 08:13| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 17:41

  • Share

LEZHË- Automjeti në pronësi të një biznesmeni hidrokarburesh ne Lezhë u shkrumbua nga flaket e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së shtunës në lagjen Bregu i Drinit pranë Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit. Makina tip "Mercedez Class" ishte parkuar në anë të rrugës para shtëpisë dy katëshe të biznesmenit Ndue Pjetrushi 56-vjeç i njohur ndryshe dhe me emrin "Noshi".

Ka pjesëtaret e familjes Pjetrushi të cilët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kur kanë dalë nga banesa kanë parë automjetin në flakë. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët ndërhynë në kohë duke shmangur përhapjen e flakëve tek automjetet apo banesat aty pranë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa biznesmeni Pjetrushi thotë se nuk ka konfliktohen, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen policia nisi hetimet ku sqaron se mjeti nuk është djegur për shkak të faktorëve të jashtëm por për probleme teknike të makinës së parkuar. 

Biznesmeni Ndue Pjetrushi ushtron prej më shumë se 20 vitesh aktivitetin e tregtar të hidrokarbureve Shqipëri-Kosovë, ndërsa nuk njihet si person problematik dhe me precedent penal.

Ora 17:39
Iu dogj makina para shtëpisë, zbardhen detaje të reja për djegien mjetit të biznesmenit në Lezhë

1668843553_NDUEPJETRUSHI.jpg

Makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi në Lezhë është djegur si pasojë e problemeve teknike të automjetit, raporton policia. Autoritetet në Lezhë sqaruan se mjeti nuk është djegur për shkak të faktorëve të jashtëm.

Më herët, Report Tv mësoi se makina tip "Mercedez Class" ishte parkuar në anë të rrugës para shtëpisë dykatëshe të biznesmenit Ndue Pjetrushi 56-vjeç i njohur ndryshe dhe me emrin "Noshi".

Ngjarja paraprakisht dyshohej si e qëllimshme pasi kamerat e sigurisë ishin të fikura çka pengonte hetimin nga grupi hetimor.

Ora 08:51
VIDEO/ I dogjën makinën para shtëpisë në Lezhë, biznesmeni: Kush me njeh e di se s’jam njeri i problemeve, hetimet të zbardhin ngjarjen

 

Ndue Pjetrushi, biznesmen në fushën e hidrokarbureve në Lezhë, makina e të cilit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, tha për Report Tv se ai nuk ka konflikte me asnjë person, megjithatë pret nga hetimet që të zbardhi ngjarje.

‘Rreth orës 4 pa 10 kam dergjur se isha në gjumë, një shpërthim. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kurrkënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’- tha Pjetrushi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?