Kronikë

Lezhë, droni zbulon parcelat me kanabis në 4 fshatra, asgjësohen mbi 1200 rrënjë kanabis

26 Qershor 2023, 13:32| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 14:13

  • Share

Në Lezhë vijojnë kontrollet intensive edhe me dronë në fshatrat e thella malore në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”

Si rezultat janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra në Lezhë, 1213 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Kjo është faza e 19-të e këtij megaoperacioni dhe policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

S.G/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?