Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera

18 Korrik, 22:43| Përditesimi: 18 Korrik, 23:18

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas informacioneve nga Report Tv nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhë, ndërsa aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dyja anët e aksit Lezhë-Laç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot,  automjeti tip “Audi”,  me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?