Lezhë- Një vajzë e mitur u denoncua e humbur nga nëna e saj, teksa është kërkuar edhe ndihma e Policisë së Lezhës për gjetjen.
Policia vendore njofton se ditën e djeshme (25 maj), është paraqitur në Komisariat gruaja me inicialet E. M., banuese në Lezhë, e cila ka informuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe.
“Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Por rrethanat dhe detajet mbeten ende të panjohura, nëse e mitura është larguar pas ndonjë zënke apo pas ngjarjes fshihet ndonjë shkak dhe dinamikë kriminale.
Oficerët janë vënë në kërkim për lokalizimin e të miturës, nëpërmjet grumbullimit të informacionit nga dëhsmitë e shokëve dhe shoqeve, rrjetit social apo telefonatave të mundshme.
Komente
