Një nga rastet e evidentuara të deklarimit të votës nga emigrantët

Kronikë

Lezhë/ Emigranti postoi nga Gjermania në rrjetin social TikTok votën, Policia e merr nën hetim dhe ia kalon dosjen Prokurorisë! Publikoi fletën e votimit të plotësuar

6 Maj, 12:51| Përditesimi: 6 Maj, 12:56

  • Share

Lezhë- Edhe pse ligji parashikon dënime deri në burgosje, emigrantët guxojnë që të publikojnë votën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rasti më i fundit që është proceduar është regjistruar nga një emigrant shqiptar rezident në Gjermani, i cili nëpërmjet rrjetit social TikTok ka publikuar votën e tij.

Policia e Lezhës njoftoi sot (6 maj) se ka nisur hetimet për 24-vjeçarin dhe dosjen ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si provë është marrë kjo pjesë filmimi ku i riu shfaqet duke e shenjuar, sipas dosjes hetimore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?