Speciale

Lezhë, famullia restauron kishën 700-vjeçare të Shënkollit

22 Shtator 2022, 20:21| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:34

  • Share

E shembur në Janar të këtij viti, kisha shekullore e “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës pritet të kthehet në identitet.

Dikur me një arkitekturë dhe afreske të rralla rindërtimi për ripërtëritjen e këtij objekti kulti që i përket shek të XIII-të ka nisur nën kujdesin e famullisë së zonës dhe donacioneve private.

Për arkitektin Zef Çuni ndërhyrja po realizohet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese të kishës, e cila ndër shekuj kishte pësuar pësuar dëmtime të shumta .

"Kjo kishë është e rëndësishme pasi I përket vitit 1300 së bashku me kishën e Pllanës, kishën e Rubikut dhe kishat e tjera. Çdo monument kulture ka vlerën e vet pasi tregon për historinë e vlerave tona, për mënyrën e jetesës", tha Zef Çuni.

Dom Pashk Ndoj, famullitari i Zejmenit tregon mbi vlerat historike të kishës, ndërsa fton ata këdo që mundet, të kontribuojë për restaurimin.

"Kisha e Shën Kollit ka një trashëgimi të lashtë të krishtere dhe historike. Për arsye të kohës është shembur, por me iniciativën time dhe mbështetjen e Dioqezës dhe dëshirën e disa banorëve të Zejmenit kemi shprehur dhe kemi marrë inciativën për ripërtëritjen e saj. Ftoj të gjithë ata qëkanë mundësi për të dhenë kontribut financiar për ripërtërijen e kësaj kishe", tha Dom Pashk Ndoj.

Objekt i rëndësisë së veçantë dhe pasuri e trashëgimisë kulturore, themelet e kishës së “Shën Kollit”  janë të hershme pasi datojnë mbi 700 vjet më pare. Prej më shumë se 30 vitesh ky momument kulture, ishte braktisur jo vetëm nga koha por dhe nga institucionet shtetërore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?