Kronikë

Lezhë/ Federata e vrojtuesve thirrje për roje plazhi: Nevojiten 250 vrojtues, kemi vetëm 70 me leje

13 Korrik 2021, 10:09| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 08:15

  • Share

Siguria në plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë vijon të mbetet problem. Në të gjitha vijën bregdetare nevojiten 250 vrojtues, por aktualisht janë vetëm  70 persona të certifikuar.

"Jemi rreth 70 vrojtues të licencuar të cilët operojnë në stacionet e plazhit po kanë edhe kontrata të mirëfillta me ato stacione plazhi. I bëjmë thirrje bizneseve që të sjellin sa më shumë persona që janë të aftë fizikisht për t'i trajnuar dhe të marrin licencën për të ushtruar aktivitetin në bregdet. Bregdeti i Lezhës nuk është në një situatë të kënaqshme, duhen mbi 250 vrojtues që të mbulohet plotësisht vija bregdetare", tha Robert Neçaj, zv\president i Federates se Vrojtuesve te Plazhit.

Zevendespresidenti i Federates së Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit Robert Neçaj, kërkon që Bashkia e Lezhës të ushtrojë kontrolle përgjatë vijës bregdetare, ndërsa ka një apel dhe për pushuesit.

"Bashkia duhet të ushtrojë autoritetin që i ka kaluar Ministria e Turizmit për t'i detyruar subjekte që të marrin vrojtues. I bëj thirrje pushuesve që të frekuentojnë vetëm plazhet që kanë vrojtues pasi siguria e tyre do të jetë maksimale si për veten edhe për familjen e tyre", shtoi ai.

Neçaj thotë se vrojtuesit e certifikuar do të jenë nën monitorim të vazhdueshme, për zbatueshmërinë e rregullave.

"Këtë vit do të ketë grupe inspektimi që do të vëzhgojnë prezencën e vrojtuese, si në vendin e punës dhe po ashtu edhe për rregullsinë e regjistrimit të tyre në stacionet e plazhit ku ata punojnë. Ata nuk duhet të mbulojnë më shumë se 80 metra vijë lineare, vijë e vazhduar e atij bregu dhe jo në disa stacione plazhi që janë të shpërndara në mënyrë segmentive. Nëse do të ketë problematika të këtij lloji, do të revokohet licenca në mënyrë automatike dhe do të ketë probleme për vrojtuesin", theksoi Neccaj.

Burimet nga Bashkia e Lezhës thanë për Report TV se 218 operatorë turistikë kanë aplikuar për stacione plazhi në Shëngjin dhe Tale, ndërsa deri më tani janë dhënë 184 leje. Pjesa tjetër janë në proces verifikimi nga Agjencia e Bregdetit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?