Shporta të mbushura me pergamena, thënie që synojnë të nxisin mirësinë, dashurinë u shpërndanë në rrugët e Lezhës, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Librit për Fëmijë. Këto mesazhe u shpërndanë nga nxënësit e shkollës “Besëlidhja” të cilët organizuan dhe një koncert në shesh.
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë festohet në këtë datë pasi është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.
Për organizatorët, librat sjellin gëzim ndaj kanë vendosur ta quajnë dhe si “Dita e Buzëqeshjes”. Kjo është ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit.