Lezhë/ Fermerët distancohen nga përdorimi i pesticideve, plehra organikë për vreshtat e ullishtet: Ul kostot! Ekspertët: Garantojnë prodhim bio

28 Janar, 15:35| Përditesimi: 28 Janar, 15:43

  • Share

Fermerët e Lezhës për të shmangur problemet me kimikatet, pesticidet dhe për të siguruar prodhim sa më natyral për një treg sa më të sigurt kanë nisur përdorimin e fertilizantit organik.

Për fermerët kjo redukton kostot. Një vit më parë e nisën aplikimin e plehrave organikë tek vreshtat e rrushit, pas rezultatit të kënaqshëm të prodhimit tashmë thonë se do ta përdorin edhe tek ullinjtë.

“Sivjet kemi qejf që tua hedhim edhe ullinjve që të japin një rezultat shumë më të mirë që edhe çmimet të jenë sa më të mira edhe më të larta. Çdo lloj perimi, çdo lloj kopshti, çdo lloj peme është shumë i rezultatshëm. Në fakt plehun kimik e kemi pas përdor më përpara se këtë se kemi pas njoh. Meqë ka dal ky është shumë më i mirë sesa plehu kimik”, tha fermeri Lazer Doda.

Eksperti i bujqësisë, Baki Dervishi thotë për Report TV se kjo mënyrë është më e mira për të evituar jo thjeshtë provat e ndryshme me pesticide, por për të garantuar prodhim sa më cilësorë e natyral.

 “Në Lezhë po përdoret gjerësisht përdorimi i plehrave organike në pemët frutore, ullishte edhe vreshta. E cila garanton një prodhim të certifikuar bio. Duke qenë se përdorimet e tyre do të jenë organike të certifikuara, sepse do të jenë të pastra nga mbetjet kimike ai i jep mundësinë që çmimi i shitjes së produktit të jetë më i lartë dhe fermerët të garantojnë të ardhura më të mëdha”, u shpreh Dervishi.

Fertilizanti organik që po përdoret në Lezhë prodhohet nga mbetjet shtazore dhe sipas ekspertëve ushqen bimët me cilësi të lartë të vlerave ushqyese natyrale.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?