Sociale

Lezhë/ Filma për fëmijë te Qendra kulturore ‘Gjergj Lacaj’, dhjetori vjen me tematika festive

8 Dhjetor 2024, 16:44| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 16:47

  • Share

LEZHË - Krahas aktiviteteve artistike, Qendra Kulturore e fëmijëve "Gjergj Lacaj" në Lezhë është kthyer edhe në "Kinema” ku shfaqen filma për fëmijë.

Kjo iniciativë u ndërmor dy vite më parë, duke përdorur një fond filmash të dhuruar si donacion, pasi interesi për t’i ndjekur ishte gjithnjë në rritje.

Gjatë dhjetorit shfaqen filma për festat e fundvitit, duke krijuar dhe një atmosfere të gëzueshme thotë Specialisti i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë Olsi Tetaj.

Duke qene se është dhjetori i festave ne jemi fokusuar tek tematikat festive, nga filmi ‘I vetëm në shtëpi’, mjaft i dashur ndër breza. Filmat për fëmije në Qendrën Kulturore "Gjergj Lacaj" në Lezhë shfaqen çdo të mërkure në orën 16:00 dhe gjithçka është pa pagesë.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?