LEZHË- Një pushuese rreth 50-vieçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit.
Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes. Mësohet se viktima ishte e vetme ne plazh.
Më herët, një tjetër rast i ngjashëm u raportua në Vlorë, ku një pushues 45-vjeçar nga Korça me iniciale E.B. u mbyt aksidentalisht në det.
Komento