Kronikë

Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari në Lezhë! Prej tre ditësh i vdekur, ende nuk dihen shkaqet (EMRI+VIDEO)

9 Gusht 2022, 13:32| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 14:24

  • Share

Një person rreth 46-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë. Fatos Zyka me prejardhje nga Fieri mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.  Ai banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen 11 Janari në Lezhë prej 1 viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.

Fqinjët lajmëruan policinë pasi nuhatën aromën e rëndë që vinte nga banesa e Haxhirajt. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?