Policia Lezhe

Kronikë

Lezhë/ Gjendet i pajetë një trup në afërsi të Portit të Shëngjinit, policia: Dyshohet është rrëzuar nga një mjet Jet Ski

4 Maj, 17:34| Përditesimi: 4 Maj, 17:44

  • Share

Një 37-vjeçar është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit. Policia thotë në njoftimin e saj se trupi i pajetë i viktimës me iniciale N.Z është gjetur të punonjësit e Policisë Kufitare. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe një mjet lundrues tip Jet Ski.

Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Njoftimi policisë: 

Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pajetë të një shtetasi.

Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N.Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?