Kronikë

Gjendet i pajetë një 49-vjeçar pranë trafikndarëses në ‘Milot-Thumanë'! Policia: Mund të jetë përplasur nga makina para disa muajsh

6 Mars, 09:53| Përditesimi: 6 Mars, 11:43

  • Share

Një trup i dekompozuar u gjet mëngjesin e së enjtes në trafikndaresen e autostrades Milot-Thumanë, pranë fshatit Shullaz të Kurbinit. Viktima u pikas rreth orës 08:50, nga punonjësit e mirëmbajtjes së rruges të cilët sinjalizuan menjëhere policinë.

Nga verifikimet paraprake të bluve dyshohet se është trupi i E. N., 49 vjeç, banues në Laç, ndërsa mendohet se ai ka humbur jetën disa muaj më parë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Trupi i dekompozuar është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e Spitalit të Laçit, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

Sipas të dhënave 49-vjeçari rezulton të jetë person me precedent të penale për vjedhje dhe dhunë në familje, ndërsa nuk rezulton i denoncuar ne polici, si person i humbur.

Blutë kanë dyshime se mund të jetë i njëjti person që më 15 tetor të 2024 pas një tentative për vjedhjen e një motori u denoncua nga pronari dhe gjatë largimit u aksidentua në aksin rrugor shumë pranë vendit ku u gjet i pajetë dhe pavarësisht kërkimeve në atë kohë nuk u arrit të gjendej nga policia.

1741251203_lezhepersonipajete.jpg

Foto: Vendi ku gjet trupi i pajetë

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?