Kronikë

Lezhë, thyhen xhamat e shkollës, u dyshua për grabitje por policia e mohon

29 Tetor, 09:29| Përditesimi: 9 Nëntor, 20:44

  • Share

Lezhe -  Xhamat e dritares së katit të dytë të shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës janë gjetur të thyera mëngjesin e sotëm nga stafi. 

Gazetari informon se bëhet fjalë për një grabitje. Se hajdutët kanë hyrë kanë marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shumë sende te tjera. 

Por policia përmes një njoftimi të mëvonshëm pranon se janë gjetur xhama të thyer  por mohon të jenë vjedhur apo dëmtuar materiale.

Rreth orës 08:00, jemi njoftuar nga  personeli i shkollës 9-vjeçare "Gjovalin Gjadri" në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer. Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës  nuk ka hyrë asnjë person  si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?