Kronikë

Lezhë/ Tentoi të grabiste shtëpinë e drejtorit të shkollës në fshatin Zejmen, lihet në burg 23-vjeçari! E ëma shpërthen në lot, i bie të fikët jashtë gjykatës (VIDEO)

11 Nëntor 2021, 11:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:21

  • Share

Armand Zhejani, i dyshuar si një nga autorët e tentativës së grabitjes së një vile në fshatin Zejmen të Lezhës, është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme. Jashtë ambienteve të gjykatës ishte nëna e 23-vjeçarit, e cila shpërtheu në lot kur i biri doli jashtë gjykatës, duke i rënë më pas të fikët, për shkak të dhimbjes së madhe se i biri tashmë duhet të qëndrojë në qeli.

Më 9 nëntor, Armand Zhejani së bashku me një person tjetër, i cili nuk është kapur ende, të armatosur u futën në banesën  të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit.

Por teksa kërkonin për para e sende të çmuara në banesë, grabitësit u trembën nga sirena e një ambulance që kaloi në rrugë, duke e ngatërruar me sirenë policie, duke u larguar pa marrë asgjë.

Ka qenë vetë drejtori i shkollës i cili ka parë nga kamerat e sigurisë që i kishte në celular se dy persona i ishin futur në shtëpi, ka njoftuar mësuesin e fizkulturës dhe rojën e shkollës dhe kanë shkuar menjëherë në shtëpi. Mësuesi i fizkulturës e ka ndjekur me vrap duke bërë të mundur kapjen e Armand Zhejanit, në ndihmë të të cilit kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Ndërsa shoku i 23-vjeçarit, ende i paidentifikuar, mundi të largohet duke lënë në vendngjarje një pistoletë!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?