Sociale

Lezhë, hapet kanali qe lidh lagunën e Kune-Vainit me detin, domosdoshmëri për të eleminuar ndotjen

6 Tetor 2018, 16:54| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 21:02

  • Share

Laguna e Kune-Vainit në Lezhë tashmë do të ketë komunikim me detin. Kanali, i cili ishte mbyllur prej vitesh, është hapur dhe zgjeruar.

Investimi është realizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Organizates Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit. Eksperti i Mjedisit Jak Gjini, thotë se hapja e këtij kanali ka qenë domosdoshmëri për ti dhënë frymarrje lagunes dhe kjo do të eliminojë ndotjen që ishte krijuar në këtë lagunë.

Këtu kemi të bëjmë me uljen e impaktit që dhënë ujrat e ëmbla dhe që e kanë vënë në rrezik autrifikimi. Rritja e komunikimit me detin është jetike për lagunën.

Jak Gjini, ekspert Mjedisi

 

Krahas hapjes së këtij kanali do të ndërhyhet dhe në përmiresimin e dunave në bregdet të cilat pengojnë erozionin si dhe përmiresojnë gjendjen e pyjeve brenda lagunes të cilët janë dëmtuar gjatë viteve të fundit

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?