Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)

21 Janar, 11:26| Përditesimi: 21 Janar, 11:30

  • Share

LEZHË - Një shtetas 35-vjeçar nga Shkodra, është shpallur në kërkim nga hetimi i krimit kibernetik në policinë e Lezhës pasi është kallëzuar nga një 33-vjeçare. Fabian Dodaj u kallëzua për hapjen e një llogarie në platformën TikTok, nëpërmjet së cilës ky shtetas ka 33-vjeçaren dhe familjarët e saj.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.', njofton policia.

Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, si dhe po verifikon kallëzimin për të hetuar rastin në detaje.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?