Lezhë/ Hatërmbetje për jonxhën, si u vra në sy të tre vetëve Gjin Marku

22 Qershor 2019, 11:45| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 11:52

  • Share

Hatërmbetja mes dy miqve Tonin Ndoj dhe Gjin Marku, se ky i fundit nuk e kishte marë në punë Ndoj, për të ngarkuar disa dengje me jonxhë, ka shkatuar një zënkë që ka përfunduar në vrasje. Kjo hatërmbetje mes dy miqve ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë.

Mëngjesin e së mërkurës Gjin Marku, ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Viktima Gjin Marku, ka qënë duke punuar në pronën e tij së bashku me Dritan Ademi, Klodjan Berisha dhe Mikel Medja, të cilët po e ndihmon për ta ngarkuar jonxhën në kamionçinë, por aty ka shkuar Tonin Ndoj, i cili ka nxjerë nga një çanta të zezë, një armë automatike, duke i pohuar Gjin Markut “...hajde tek unë...” dhe i ka drejtuar automatikun. Në këto momente Gjin Marku, ka tentuar të mbrohet, duke përdorur si mburoja tre puntorët e tij, por pas largimit të tyre, Marku ka filluar të vrapojë rreth e qark kamionçinës, ku është ndjekur me automatik në dorë nga miku i tij Tonin Ndoj, i cili e ka qëlluar me dy plumba, një në dorë dhe një në gjoks, duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme. Tonin Ndoj është arrestuar nga ana e policisë së Lezhës disa orë pas ngjarjes ku gjatë marjen në pyetje ka shfaqur pendesë. Ai akuzohet për dy akuza atë të “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtje pa lejë dhe prodhim të armëve luftarake”. Dje Tonin Ndoj doli para gjykatës së Lezhës ku njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që kishte kërkuar prokurori i çështjes Erjon Shehu. Në dosjen e prokurorisë që “Shqiptarja.com” disponon thuhet se nga hetimet e kryera rezulton se në 19 qershor 2019 në parcelat e fshatit Merqi, Njësia Administrative Kallmet, Bashkia Lezhë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes dijeni për faktin është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe konkretisht në fshatin Mërqi ku është konstatuar viktima, i cili rezultoi të ishte Gjin Marku. Nga kryerja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja si ato model 56, kalibër 7.62 mm dhe tre fishekë të të njëjtit kalibër. Në vijimësi të veprimeve hetimore nga policia gjyqësore është marrë deklarim dëshmitarëve okular të ngjarjes Dritan Ademi, Kloidjan Berisha dhe Mikel Medja. Nga deklarimet e dëshmitarëve okular të ngjarjes rezulton se Gjin Marku kishte punësuar Dritan Ademi, Klodjan Berisha, dhe Mikel Medja për ta ndihmuar për të ngarkuar me jonxhë kamionçinën e tij.

Në punë e sipër rreth orës 07:40 minuta gjatë kohës që po ngarkonin kamionçinën kanë konstatuar një motor “papaç” me ngjyrë të zezë, i cili po afrohej ku drejtimin e motomjetit ka qënë Tonin Ndoj, i cili kishte me vete një çantë të zezë. Pasi ka hyrë në parcelë dhe ka zbritur nga motomjeti dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri dhe i është drejtuar Gjinit me fjalët “...hajde tek unë...”. Gjini pasi ka parë armën në tentativë për tu mbrojtur ka tentuar të fshihet duke përdorur si mburojë punëtorët të cilët janë larguar pasi kanë qënë nën kërcënimin e armës.Në tentativë për tu mbrojtur nga sulmi Gjini është shkëputur duke u sjellë përreth kamionçinës ku fillimisht është plagosur në dorë dhe më pas është ndjekur dhe është qëlluar për vdekje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geke: 22/06/2019 12:01

    Kshu eshte kur ben mire, e merr tjetrin ne pune, nuk ta ben punen dhe te vret pastaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?