Kronikë

VIDEO/ Shpërthim me lëndë plasëse jashtë një lokali në Lezhë! Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

1 Prill 2022, 13:02| Përditesimi: 1 Prill 2022, 13:31

  • Share

Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 12:30 ditën e sotme në Lezhë, ndërsa bëhet me dije se është hedhur lëndë plasëse jashtë një lokali.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 'Beslidhja', ndërsa raportohet se shpërthimi nuk ka qenë shumë i fortë, por ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët ndodheshin brenda lokalit.

Ata kanë dalë menjëherë jashtë të traumatizuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës plasëse të hedhur, e po ashtu nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me autorin. Zona është e pajisur me kamera që mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

 

/Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?