Rezultatet e testit të alkoolit

Kronikë

Lezhë/ I dehur në timon dhe rrezik në rrugë, arrestohet 75-vjeçari kosovar, refuzoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit!

26 Korrik, 21:28| Përditesimi: 26 Korrik, 21:31

  • Share

Lezhë- Arrestohet në flagrancë drejtuesi i një automjeti në gjendje të dehur nga Policia e Lezhës.

Ndërhyrja erdhi në kuadër të planit të masave dhe informacionit për manovrat e rrezikshme të drejtuesit gjatë udhëtimit në zonën e Shënginit. I ndaluari është një 75-vjeçar nga Kosova, që doli me 2,32 mg/l alkool në gjak

“Pas kontrolleve në terren, shërbimet lokalizuan dhe ndaluan automjetin për të cilin disponohej informacioni, e në drejtim të të cilit ishte F. G., i cili shfaqte shenja të dukshme të gjendjes së dehur dhe fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit”, sqaroi policia vendore.

Policia apeloi për drejtuesit që të kenë kujdes në udhëtim e të mos bëhen burim aksidentesh, teksa paralajmëroi edhe masa ndëshkimore të rënda ndaj tyre.

Njoftimi i Policisë:

“Në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në zonat turistike dhe në akset me fluks të lartë automjetesh.

Shërbimet e Policisë morën informacion për një drejtues automjeti që dyshohej se po qarkullonte në gjendje të dehur në zonën e plazhit të Shëngjinit. Pas kontrolleve në terren, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan  automjetin për të cilin disponohej informacioni, në drejtim të të cilit ishte shtetasi F. G., i cili shfaqte shenja të dukshme të gjendjes së dehur dhe fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ky shtetas pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e substancave narkotike, pasi sjellje të tilla përbëjnë rrezik të shtuar për jetën dhe sigurinë në rrugë.

Në këtë periudhë me fluks të lartë qarkullimi dhe pushuesish, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur përbën një kërcënim serioz për jetën e të gjithëve. Respektoni rregullat e qarkullimit, mbroni  jetën!".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?