Kronikë

Goditet grupi i gjobvënësve në Lezhë, mes tyre edhe një 46-vjeçar i dënuar më parë për vrasje! RENEA sekuestron një armë gjahu dhe 2 makina të blinduara

3 Mars, 13:37| Përditesimi: 3 Mars, 16:30

  • Share

Kurbin-Një person me rrezikshmeri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj biznesve dhe i dënuar më parë edhe për vrasje është arrestuar në Kurbin.

Në prangat e policisë ka rënë Jetmir Llani 46 vjeç, ndërsa kapja e tij erdhi si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, me mbështetjen e shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin.

46-vjeçari u lokalizua dhe u neutralizua në Mamurras, pas informacione të siguara në rrugë operative nga policia. Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e prokurorisë, dyshohet se Llani dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Gjatë kontrolleve të kryera u sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale.

Jetmir Llani ishte liruar vetëm pak muaj më parë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Leli Shkreta. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur 4 nëntor të vitit 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Kurbinit.

46-vjeçari qëlloi në atë kohë mbi pjesëtarët e familjes Shkreta, pasi në 5 qershor të 2012-ës, vëllezërit e viktimës qëlluan ndaj familjarëve të tij ku për pasojë mbeti i vrarë djali i mitur i 9-vjeçar.

Në këtë zinxhr përplasjesh ka mbetur i vrarë edhe Mark Shkreta babai i dy vëllezërve që vranë fëmijën e mitur, ndërsa që prej lirimit nga burgut Jetmir Llani është shndërruar në tmerrin e bizneseve të zonës, të cilat nëse nuk paguanin tek ai gjobat e majme detyroheshin të mbylleshin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull i thjeshte: 03/03/2025 13:45

    Fajin e ka guzhinieri i burgut qe gatuan mire, dhe ky bosi e ka te veshtire qe te qendroje ne natyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?