Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin (EMRI)

5 Dhjetor 2024, 15:31| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 08:36

  • Share

Lezhë-Një 31 vjeçar i dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar në Kurbin.

Më 2018 Bajram Hidri është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga dënimi 31 vjeçarit i kanë mbetur edhe 1 vit e 4 muaj burgim.

“Gjatë vitit 2016, shtetasi Bajram Hidri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?