Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldren të Lezhës. 73-vjeçari Preng Mandreaj ka rënë në një pus dhe humbi jetën. Forcat zjarrfikëse në bashkëpunim me policinë kanë nxjerrë nga pusi trupin.
Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për largimin nga banesa të të moshuarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Balldre, shtetasi P. M., 73 vjeç, duke punuar afër një pusi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë nxjerrë nga pusi, trupin e pajetë të 73-vjeçarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Komente
