Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin

11 Dhjetor 2024, 15:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:25

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (11 Dhjetor) në Lezhë, ku mbeti i plagosur një i moshuar këmbësor.

Ngjarja u shënua rreth orës 14:00, në rrugën “Vëllezërit Qoku”, kur i riu me inicialet A. L., 19 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin F. P., 68 vjeç.

Policia vendore njoftoi se i plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

“19-vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe me të po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, bënë me dije burime zyrtare.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dinamikës së tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?