Lezhë-Një 28 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.
Në pranga është vënë Kristjan Hasani, të cilit Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12.05.2025, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë'.
'Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin Kristjan Hasani, 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, njoftoi sot policia.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Komente
