Lezhë- Policia e Lezhës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e djegjes së makinës së efektivit të Lezhës paraditene e sotme, të parkuar pranë Komisariatit të qytetit.
Në orët e pasdites njoftoi se kishte bërë të mundur kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
'Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi", nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi, 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.', thuhet në njoftimin e policisë.
Dy autorët janë identifikuar nga kamerat teksa vraponin pasi i kishin vënë flakën makinës së oficerit të patrullës R.Z., dyshohet për shkak të detyrës.
Hetoni pazaret e sezoni
Përgjigju