Lezhë/ Iu gjetën fishekzjarre e kapsolla në dyqan, në pranga një 56-vjeçar

30 Dhjetor 2020, 11:30| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:29

  • Share

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e pasi në biznesin e tij në Lezhë u gjetën fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Në kontrollin e bërë në dyqanin me artikuj ushqimor në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Evidentohet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, një pikë shitjeje e lëndëve piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Sekuestrohen qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.

Vihet në pranga tregtuesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në një dyqan me artikuj ushqimorë në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, kanë gjetur një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre.

Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?