Kronikë

Lezhë/ Java nis me trafik të rënduar nga Miloti deri në Shëngjin, fluks i madh mjetesh dhe bllokime të qarkullimit! (VIDEO)

18 Gusht, 11:56| Përditesimi: 18 Gusht, 13:04

  • Share

Lezhë- Rrugët kryesore që përshkojnë qarkun e Lezhës po përballen me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në këtë fillim jave gushti, duke sjellë trafik të rënduar, dhe herë pas here, bllokim total të qarkullimit.

Situata më problematike paraqitet në segmentin Rrëshen-Milot të ‘Rrugës së Kombit’ dhe nga Miloti në drejtim të zonës turistike të Shëngjinit, ku që prej orëve të para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh.

Policia Rrugore është vendosur në disa pika kyçe të qarkut, për të ndihmuar në menaxhimin dhe lehtësimin e lëvizjes.

Një tjetër faktor që ka rënduar trafikun është edhe mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve të pësuara, ç’ka ka kufizuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?