LEZHE - Një sasi e madhe peshqish të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujit në një kanal të fshatit Kodhel të Lezhës. Në pamjet që ofrohen nga Report TV do të vini re edhe ndotjen e madhe në këtë kanal prej 800 metrash i cili derdhet në lumin ‘Drin’.
Peshqit e ngordhur janë konstatuar nga banorët e zonës të cilët thonë se e shohin për herë të parë një fenomen të tillë. Ata shprehin shqetësimin për rrezikun që u kanoset bagëtive të tyre që pinë ujë në këtë kanal.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Rajonale Lezhë dhe policia, inspektuan zonën pas dyshimeve se ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të ketë hedhur lëndë helmuese. IKMT ka marrë mostrat e ujit të cilët do të dërgohen për analiza të mëtejshme në laborator në Tiranë.