Zaptimi i kanaleve kulluese dhe vaditësë nga fermerët është kthyer në shqetësim në shumë zona të Bashkisë Lezhë, por në Njesinë Administrative të Shënkollit, kanali me gjatësi prej 300 metrash është mbuluar nga pemët, duke humbur plotësisht funksionin. Mjetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Kullimit në Bashkinë Lezhë e kanë të pamundur për të ndërhyre.
“Këtu ka vite që nuk janë pastru kanalet, ne jemi në shtëpinë e tokën tonë. Problematika është kanë vendos gardhiqe sipër kanaleve. Kanë mbjell pemë”, tha një banor i fshatit Alk.
Problematika të ngjashme po hasen në shumë zona, ku kanalet janë mbyllur plotësisht dhe kthyer në tokë bujqësore. Bashkia Lezhë bën më dije se në çdo rast po kryhen verifikimet dhe nuk do të tolerohet bllokimi i kanaleve nga banoret.
“Unë e kam biseduar me fermerët që të lirojnë vetë kanalin se ka 35 vjet që nuk është pastru kanali dhe ata kanë mendu se është prona e vet por në fakt është prona e shtetit. U kam kërkuar banorëve që deri më 20 mars të heqin gardhiqet e pemët, në të kundërt do ndërhyjë IMT”, tha Gjek Makaj, drejtor i Bujqesisë.
Aktualisht, po kryhen punime për pastrimin e kanalave në një territor të gjerë të Njësisë Administrative Shënkoll, një zonë që historikisht ka pasur probleme me përmbytjet.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Do vijnë Bangladeshasit t'a pastrojnë
Përgjigju