Politikë

Sërish tensione në Lezhë/ Kandidati i Bashës akuzon PS për blerje votash: Denoncim në SPAK! Ndreu: Militantët e PD me armë, lëvizin natën duke bërë presione! Nën hetim 38-vjeçari

6 Maj, 09:41| Përditesimi: 6 Maj, 13:29

  • Share

LEZHË- Fushata elektorale është tensionuar sërish në qarkun e Lezhës. Kësja radhe tensionet janë rritur mes PS dhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ku këta të fundit pretendojnë se socialsitët po blejnë vota.

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi dhe drejtuesi i OSHEE, Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësues të partisë së Bashës teksa lëviznin në makinë me targa franceze.Ai ka publikuar edhe një video të regjistruar nga vendi, ku ironizon se nënkryetari i bashkisë është në krye të detyrës, duke nënkuptuar blerje votash.

“Nënkryetari i bashkisë është në krye të detyrës. Thanë se kanë ardhur të shohin koshat e mbeturinave. Nuk kanë pasur vakt ditën socialistët, por e bëjnë këtë natën”, thotë Ndocaj në video, teksa shton se kanë përdorur edhe një automjet me targa franceze për të mos rënë në sy.

Në një deklaratë për mediat sot, Ndocaj pretendon se e kanë ndjekur makinën e zyrtarëve socialistë për disa orë dhe se janë ndaluar në zonën e malësisë së Lezhës pasi dyshohej se po mblidhnin vota për PS, ndërsa thotë se ka bërë edhe denoncimin në SPAK.

“Kishim që në orën 17:00 që ndiqnim një makinë me targa franceze, drejtori i OSHEE Andi Marku dhe nënkryetari rreth orës 23:00 janë bllokuar nga forcat e policisë, duke dyshuar se këto po hynin nëpër familje të zonës së Malësisë së Lezhës dhe kam bindjen se po manovrojnë duke devijuar votën e qytetarëve duke kërcënuar dhe blerë. Kam bërë edhe denoncim në SPAK në faqen online. Jam i bindur se bashkia Lezhë ka lëshuar këlyshët e saj që i paguajmë me taksat tona për të manipuluar qytetarët.”, thotë mes të tjerash ai.

Denoncimin për këtë rast e bëri vetë drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjete sociale. Ndërkohë, burime nga Policia thonë se zyrtarëve të PS-së nuk i janë gjetur asgjë që vërtetojnë akuzat.

Lidhur me incidentin ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu, i cili e quan një alibi. Ndërkohë, drejton gishtin edhe te PD duke thënë se bandat e saj që lëvizin me armë po vazhdojnë të provokojnë klimë tensioni pa asnjë shkak duke ushtruar presione. 

“Karvanë me makina me militantë dhe armë lëvizin natën duke bërë presione. Pse nuk duhet ne të aludojmë se po bëjnë presion dhe po lëvizin duke blerë vota?! Këto sjellë të shëmtuara që nuk nderojnë kulturën e lezhjanëve! Pseudo gangsterë të ardhur gjoja me forcë elektorale, do të shfryhen si tullumbace më 12 Maj”, shprehet mes të tjerash Ndreu.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së Lezhës bëri kallëzim në polici se një 38-vjeçar banor i Kolshit, për motive që lidhen me fushatën elektorale, i bllokoi rrugën me automjetin e tij. 

Policia njoftoi se nisi hetim në gjendje të lirë për një 38-vjeçar nga fshati Kolsh, për veprat penale  “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sakaq, ky incident vjen pasi kandidati i Berishës, Gjin Gjoni deklaroi se kanë organizuar strukturën për mbrojtjen e votës, një skemë e cila, përveçse e paligjshme, solli edhe një konflikt të rëndë në Elbasan katër vite më parë ku uvra simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani. Ndërkohë, kandidati socialist Ermal Pacaj denoncoi në polici raste ku sipas tij njerëz të armatosur të PD-së, kanë kërcënuar zyrtarë socialistë apo dhe të afërm të tyre. 

Reagimi i plotë i Ndreut

Banda të PD vazhdojnë të provokojnë klimë tensioni pa asnjë shkak në Lezhë! Bllokime rrugësh duke kufizuar lëvizjen e lire te njerëzve janë bërë shqetësuese! Bile një natë kanë ndaluar dhe punonjës policie! Mbrëmë kanë bllokuar rrugën me rrugace, zv kryetarit te Bashkisë Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit të PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i lëvizjes në zonat e veta dhe bllokimi i rrugëve me alibinë idiote se po blihen vota, është shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion për të tensionuar fushatën në kushtet e pamundësisë për të siguruar mbështetjen elektorale!

Ju bej thirrje anëtarëve të PS të ruajnë qetësinë! Organet ligjzbatuese të marrin masat përkatëse ndaj kujtdo që kufizon lirinë e lëvizjes së çdo qytetari! Karvanë me makina me militantë dhe armë lëvizin natën duke bërë presione. Pse nuk duhet ne të aludojmë se po bëjnë presion dhe po lëvizin duke blerë vota?! Këto janë sjellje të shëmtuara qe nuk nderojnë kulturën e lezhjaneve! Pseudo gangsterë të ardhur gjoja me forcë elektorale, do shfryhen si tullumbace më 12 Maj!

Bllokimi i rrugës se zv.kryetarit të Bashkisë Fatjon Zefi, i cili njihet si një nga djemtë me integritet në Lezhë, është vetëdemaskimi më i qartë i farsës së ashtuquajtur, “mbrojtje vote”! Lezha s’ua ka borxh këtë sjellje primitive dhe provokim të ulët! Ne nuk do të biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithëse e keni mbushur kupën! Por policia, prokuroria të veprojnë sipas ligjit!

May be an image of car and text

Fotoja e publikuar nga Ndreu 

 

 

Denoncimi i Ndocaj

Ora 11:28
Incidenti mes Euroatlantikëve të Bashës dhe zyrtarëve të PS, vihet nën hetim 38-vjeçari në Lezhë! U kallëzua nga zyrtari i bashkisë

1746523785_1650528750policialezhe.jpg

Policia e Lezhës ka vënë nën hetim një 38-vjeçar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së hënës mes Koalicionit Euroatlantik dhe PS-së. Zëvendës kryetari i bashkisë Fatjon Zefi e ka kallëzuar në polici 38-vjeçarin se ka penguar lëvizjen e automjetit të tij në fshatin Kolsh për motive politike. 

Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”,

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kolsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., me detyrë Zëvendëskryetar i bashkisë Lezhë, se 38-vjeçari, për motive që lidhen me fushatën elektorale, ka penguar me automjetin e tij, lëvizjen e mjeteve në fshatin Kolsh.”, njofton policia. 
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 06/05/2025 11:29

    Ku je o dum duman , ne Fier vajte se te urdheroi bardhushja per ti futur friken PS? Perse nuk shkon ne Lezhe apo ke frik nga gjin gjoni se jeni ortak ne nje poçe keni pjerdhur .Turp per aspakun .Me veprimet tuaja tregoni qe jeni ne nje krahe me shkaterimtaret e Shqiperise .Tuuurrrppp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?