Lezhë- Një 39-vjeçar i cili kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit ka rënë në pragat e policisë së Lezhës.
Policia bën me dije se Valentin Ndoci në u kap në flagrancë teksa vendoste baste me celularë.
Telefoni u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
