Nuk janë pamjet e ndonjë fshati të thellë malor, por të lagjes "Sheher" në qytetin e Lezhës. Kjo zonë e cila ndodhet në periferi të qytetit ka probleme të mëdha me infrastrukturën. Rrugët janë të dëmtuara dhe plot gropa. Për ndriçim apo trotuare nuk bëhet fjalë duke vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.
“Problem është. Me shpresë kanë thënë që do e bëjnë, e inshallah e asfaltojnë. Kjo është vetëm për fuoristradë”, tha një banor.
“Është shqetësuese shumë për njerëz, fëmijë shkolle. Duhet me e marr fëmijën në krah”, tha një e moshuar.
Banorë të zonës thonë se pavarësisht premtimeve, ende nuk është bërë asnjëherë ndërhyrje e mirëfilltë në zonë.
“Nuk dimë kujt ti drejtohemi për as njëlloj gjëje. Vetëm kemi mbetur të jetojmë këtu. Kjo është e nevojshme shumë. Ka 30 vjet që është kështu”, tha një tjetër banor.
E vetmja ndërhyrje në këtë zonë që jetojnë më shumë se 50 familje, është hedhja e çakullit, megjithatë me rënien e shirave ai nuk qëndron dhe rruga kthehet sërish në gjendjen e mëparshme.
Votoni Pirinin.....hyp kur e shif Stamollin tani..????????
Përgjigju