Lezhë/ Largimi i pushuesve nga plazhi shkakton trafik kilometrik, ja akset më të bllokuara (FOTO+VIDEO)

17 Qershor, 18:31| Përditesimi: 17 Qershor, 18:38

  • Share

Kjo e hënë pushimi (17 qershor 2024) një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ka sjellë dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës e për rrjedhojë trafik të rënduar.

Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga plazhet, ka krijuar kaos në lëvizje.

Situata më problematik paraqitet në rrugën e Shëngjinit, si dhe në aksin Milot-Balldren, ku që prej orës 17:00 është krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika për të lehtësuar lëvizjen dhe orientuat shoferët që të përdorin rrugët alternative.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?