Policia e Lezhës nisi hetimet për dy rastet e falsifikimit

Kronikë

Lezhë/ Lejoi pushtimin e tokës, merret nën akuzë zyrtari vendor, firmosi procesverbalin! Nën hetim për falsifikim edhe një 61-vjeçar

28 Maj, 14:58| Përditesimi: 28 Maj, 15:00

  • Share

Lezhë- Një zyrtar vendor është marrë nën akuzë nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ka lejuar pushtimin e një sipërfaqe toke, duke firmosur procesverbale në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.

Po kështu nën hetim u mor edhe një banor i zonës, por nuk u dhanë sqarime nëse të dyja ngjarjet ishin të lidhura mes tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, punonjës i një institucioni publik, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, njoftoi policia vendore.

Zyrtari vendor akuzohet se ‘ka firmosur një procesverbal i cili ka lejuar pushtimin e paligjshëm të territorit’.

Po nga specialistët e kësaj zyre u referuan materialet në Prokurori edhe për T. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “falsifikimi i akteve të gjendjes civile”.

“61-vjeçari dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente”, tha poliia, por pa dhënë detaje të hollësishme për të dyja ngjarjet e proceduara.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?